Vendet e Paqësorit, si Zelanda e Re, Australia dhe Japonia janë ndër të parat që hynë në Vitin e Ri 2010.
Në Zelandën e Re fishekzjarret e ndriçuan qiellin mbi qytetin më të madh Oukland.
Dy orë më vonë, 1.5 milionë njerëz në Australi e filluan festën, ku rreth 5 mijë kg fishekzjarre e ndriçuan qiellin mbi qytetin Sidnej për afro 12 minuta.
Në Japoni, Viti i Ri u prit me rënien e këmbanave, ndërsa dhjetra priftërinj brohoritnin fjalët “Oharai”, që nënkupton “ritualin e vetëpastrimit”.
Në kryeqytetin Tokio, rreth 300 njerëz u tubuan në tempullin Meixhi, për t’i hequr shpirtërat e këqij që besojnë se i kanë kapluar gjatë vitit të vjetër.
Më shumë se 3 milionë njerëz e vizituan tempullin Meixhi gjatë kremtimeve të ngjashme vitin e kaluar.
Në Siberinë jugore në Rusi, njerëzit në mesnatë do të mund të shohin eklipsin e pjesërishëm të Hënës\.
Njerëzit në Azi, Evropë dhe dy Amerikat gjithashtu po përgatiten që ta presin vitin e ri me kremtime, fishekzjarre dhe rituale.