Lideri i opozitës iraniane Mir Hosein Musavi sot lëshoi një deklaratë ku thotë se “nuk ka frikë” që të vdesë për reforma.
Deklarata publike e Musavit është e para që nga vdekja e nipit të tij në protestat e përgjakshme të së dielës.
Musavi e paralajmëroi qeverinë iraniane se taktikat e saj krijojnë “kryengritje të brendshme” dhe ka parashtruar një platformë pesë pikëshe për reforma politike.
Deklarata e Musavit vjen pasi një përfaqësues i liderit Suprem Ali Hamnei tha se liderët e opozitës ishin “armiq të Zotit” që duhet të ekzekutohen.
Musavi humbi në zgjedhjet e kontestuara nga presidenti Mahmud Ahmadinexhad, gjë që nxiti trazira të mëdha që nuk ishin parë që nga revolucioni i vitit 1979.