Ndërlidhjet

Papa fton besimtarët të mos u besojnë parashikimeve për vitin 2010


Papa Benedikti XVI ka ftuar besimtarët të mos u besojnë “parashikimeve për vitin 2010, madje as parashikimeve ekonomike”.
“Me problemet duhet të ballafaqohemi me besim te Zoti dhe jo me ndjenjën e pasigurtë të besimit apo me fatalitetin e fshehur nën maskën e besimit”, ka thënë Pap Benedikti XVI në meshën e parë tradicionale të Vitit të Ri.
Një grup i klerikëve afro – kuban të Santerisë ka parashikuar se këtë vit në botë do të ketë shumë trazira politike dhe shoqërore, luftë për pushtet, tradhti, grusht-shtete dhe vdekje të një numri shumë të madh të liderëve politik dhe të tjerë.
XS
SM
MD
LG