Ndërlidhjet

Dubai: U inaugurua ndërtesa më e lartë në botë


Në Dubai është inauguruar ndërtesa më e lartë në botë.

Me 800 metra lartësi, Kulla e Dubait, ia ka kaluar ndërtesës në Tajpei të Tajvanit, e cila është 508 metra dhe e mbante rekordin botëror për strukturën më të lartë të ndërtuar ndonjëherë në ndonjë vend.

Inaugurimin e bëri Sheik Muhamed bin Rashid al-Maktoum.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se inaugurimi u bë në periudhën e vështirë për ekonominë e Dubait, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe, po vuajnë nga problemet e vështira me borxhe dhe me çmimet e pasurive, që gjatë vitit të kaluar kanë rënë pothuajse për 50 përqind.

Por, investuesit e Kullës së Dubait, kanë thënë se ky objekt do të dërgoj mesazh të optimizmit pas krizës financiare.
XS
SM
MD
LG