Ndërlidhjet

Kina thotë se ende ka vend për bisedime me Iranin



Kina bëri thirrje për dialog të vazhdueshëm për të zgjidhur krizën rreth programit bërthamor të Iranit, duke thënë se “ende ka vend” për diplomaci.

Deklarata e zëdhënëses së ministrisë së Jashtme, Xhiang Ju erdhi pasi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se SHBA-të ende janë të hapur për negociata, por shtoi Uashingtoni tashmë i ka filluar bisedimet me aleatët për “presione dhe sanksione” të reja ndaj Teheranit.

Irani e ka hedhur poshtë fundin e 2009-ës si afat të caktuar nga fuqitë perëndimore për ta pranuar marrëveshjen mbi pasurimin e uraniumit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG