Ndërlidhjet

Josipoviç: Padia ndaj Serbisë mbetet



Presidenti i sapozgjedhur i Kroacisë, Ivo Josipoviç, deklaroi sot se ende nuk janë plotësuar kushtet që Kroacia ta tërheqë padinë e saj kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke theksuar se si president, do të angazhohet për përmirësim të marrëdhënieve mnidis Zagrebit dhe Beogradit.

Duke nënvizuar se padinë mund ta tërheqë vetëm qeveria kroate, Josipoviç tha se "asnjë padi nuk është qëllim për vetvete, por ka kuptim vetëm kur qëllimet nuk mund të realizohen në mënyrë tjetër".

Josipoviç tha se tërheqja e padisë do të ishte e mundur nëse në Serbi do të përmirësoheshin rrethanat që kanë të bëjnë me bisedimet për personat e zhdukur, kthimin e trashëgimisë kulturore dhe procesuimin e krimeve të luftës.
XS
SM
MD
LG