Ndërlidhjet

Braun: Nuk kam 'asgjë të fsheh' për Irakun



Kryeministri britanik Gordon Braun i tha parlamentit se ai nuk ka asgjë të fshehë për përfshirjen e tij në vendimet e qeverisë para invazionit ushtarak në Irak në vitin 2003.

“Isha pjesë e kabinetit, i cili i mori vendimet dhe unë qëndroj prapa këtyre vendimeve”, tha Braun.

Ai megjithate pranoi se përpjekjet për rindërtimin pas luftës nuk kanë qenë të mjaftueshme.

Braun i bëri këto komente në hetimin parlamentar për justifikimet e Britanisë që të marrë pjesë në invazionin e prirë nga SHBA-të.
XS
SM
MD
LG