Piratët somalezë sot kanë marrë shpërblesën më të madhe të paguar ndonjëherë.
Shpërblesa është lëshuar të dielën mbi një tanker që lundron nën flamurin grek, me 2 milionë fuçi naftë në të, transmeton Reuters duke u thirrur në piratët dhe zyrtarë e marinës.
Një fluturake e lëshoi shpërblesën që besohet të jetë prej 5.5 deri 7 milionë dollarë për të liruar tankerin, i cili u rrëmbye në nëntor afër arqipelagut të Sejsheleve në Oqeanin Indian.