Ndërlidhjet

Gejts thekson interesin e përbashkët me Pakistanin



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, u tha zyrtarëve të ushtrisë së Pakistanit se luftimi i ekstremistëve përgjatë kufirit afgano-pakistanez është në interesin e Pakistanit dhe të Shteteve të Bashkuara.

Duke folur në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Islamabad, Gejts tha se shkëputja e lidhjeve ushtarake me Pakistanin në vitet e 1990-ta ka qenë “gabim i rëndë strategjik”, i cili krijoi deficit të vazhdueshëm të besimit.

Ai tha se SHBA-të nuk kanë plane për baza ushtarake në Pakistan dhe “nuk kanë dëshirë t'i kontrollojnë armët bërthamore të Pakistanit”.

Gejts, sot, e përmbyll vizitën dyditore në Pakistan.
XS
SM
MD
LG