Ndërlidhjet

Kabuli duhet të nxisë fuqishëm riintegrimin e talibanëve



Kabuli zyrtar duhet të bëjë më shumë për të bindur anëtarët e talibanëve që të largohen nga dhuna e terrorizmi dhe t’i bashkohen përpjekjeve të qeverisë për të krijuar qëndrueshmëri në vend.

Deklarata e këshilltarit të presidentit Karzai u bë gjatë një interviste që ai i dha agjencisë Reuters. Spanta theksoi se riintegrimi i talibanëve është një nga katër sfidat kryesore me të cilat përballet qeveria.

Në mesin e sfidave të tjera është kalimi i më shumë përgjegjësive nga trupat ndërkombëtare të sigurisë tek ato vendore, nxitja e zhvillimit ekonomik e social si dhe një qeverisje e mirë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG