Ndërlidhjet

Gjykata franceze shfajëson ish kryeministrin Vilpen



Gjykata franceze e ka shfajësuar ish-kryeministrin Dominik de Vilpen nga akuzat për konspiracion në fushatën për të diskredituar presidentin Nikolas Sarkozi.

Akuzat datojnë nga viti 2004, kur Sarkozi dhe Vilepin ishin ministra që synonin të trashëgojnë presidentin Zhak Shirak.

Vendimi shihet si fitore e rëndësishme për Vilpen, i cili i kishte mohuar të gjitha akuzat dhe pohonte se ishte viktimë e hakmarrjes politike nga Sarkozi.

Kjo gjithashtu i hap rrugën ish-kryeministrit Vilpen që mundësisht ta sfidojë Sarkozin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG