Ndërlidhjet

Rusia kërcënon Serbinë me Kosovën



Nëse Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë që të hyjë në NATO, do të duhet të heqë dorë nga Kosova, dhe pas kësaj, edhe Rusia do të detyrohet ta rishqyrtojë qëndrimin ndaj Kosovës, sepse nuk mund të jemi serbë më të mëdhenj se serbët, ka thënë përfaqësuesi i përhershëm rus në NATO, Dmitrij Rogozin.

“Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Siç dihet, këto janë Spanja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia. Sipas të drejtës ndërkombëtare dhe sipas statutit të NATO-s, një situatë e tillë është barrierë për hyrjen e Serbisë në aleancë”
.

“Pasi qëndrimi i shumicës së vendeve të NATO-s nuk do të ndryshojë, kjo domethënë se aleanca mund ta pranojë Serbinë në radhët e veta, por vetëm me kufij të rinj, pa Kosovën”
, ka thënë Rogozin.

Përfaqësuesi rus ka shtuar se me pranimin e Serbisë në NATO, Beogradi do detyrohet ta njohë zyrtarisht sovranitetin e Prishtinës, kurse kjo do të ndryshojë edhe qëndrimet e Moskës.

“Ne, thjesht, nuk do të kemi argumente të jemi serbë më të mëdhenj se serbët
”, ka thënë Rogozin për gazetën “Blic”.

Lidhur me polemikat në Serbi për integrimet atlantike të këtij vendi, Rogozin ka thënë se nuk e kupton qëndrimin e përfaqësuesve të elitës politike dhe ushtarake serbe, të cilët duan hyrjen e Serbisë në NATO.

"E kam vështirë ta kuptoj kur në Beograd ende shihen gjurmët nga bombardimet e NATO-s para dhjetë vjetëve. Këtu është edhe problemi i Kosovës, të cilën e kanë njohur shumica e vendeve të NATO-s".

"Këtu është edhe demonizimi i populit serb dhe standardet e dyfishta të Perëndimit ndaj pjesëmarrësve të luftës në ish Jugosllavi. A u harrua e gjithë kjo? Rusia thjesht nuk do ta kuptojë zgjedhjen e Serbisë në favor të NATO-s për të gjitha këto që i numërova ", ka thënë Rogozin.(V.P.)
XS
SM
MD
LG