Ndërlidhjet

SHBA: Tre të vrarë nga të shtënat në Alabama


Tre vetë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një universitet në shtetin jugor amerikan, Alabama.

Raportohet se një femër nga ky universitet është arrestuar nga policia, e dyshuar se kishte shtënë.

Gjakderdhja ndodhi mbrëmë në Universitetin Alabama në qytetin Hantsvill.

Sipas raporteve, të shtënat kishin ndodhur gjatë një takimi në fakultetin e biologjisë.
XS
SM
MD
LG