Ndërlidhjet

Komisioni hedh poshtë ankesat e Timoshenkos



Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Ukrainë njoftoi se nuk do t’i marrë në shqyrtim ankesat e Julia Timoshenkos për manipulim votash në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Vendimi shihet si goditje e rëndë për përpjekjet e Timoshenkos që të sfidojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Janukoviç fitoi ndaj Timoshenkos me një dallim prej 3.5%.

Julia Timoshenko, kishte deklaruar se ka prova për vjedhje votash nga Viktor Janukoviç. Timoshenko deklaroi se do ta dërgojë çështjen në gjykatë, por shtoi se nuk do t’i thërriste mbështetësit e saj në protesta.
XS
SM
MD
LG