Ndërlidhjet

Tiranë: PS-ja hyn sot në Kuvend


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Partia Socialiste hyn sot në Kuvend, pas 6 muajsh bojkoti.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se hyrja në Kuvend “nuk do të thotë heqje dorë nga kushti kryesor ku bazohej kauza e bojktotit e Partisë Socialiste - hapja e kutive të votimit”. Mospërmbushja e këtij kushti do të çojë në protesta popullore, tha Rama.

Protestat, shtoi ai, nuk do të zmbrapsen deri në transparencën e plotë të zgjedhjeve. Pas mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar, deputetët socialistë nënshkruan një nismë ligjore për hapjen e kutive të votimit. Nisma do të paraqitet në seancën e sotme të Kuvendit.

Deputeti Ben Blushi e quajti qesharake idenë për hyrjen dhe daljen e deputetëve socialistë. Sipas Blushit, hyrja dhe dalja nga Parlamenti është “lojë kalamajsh që e dëmton kauzën e socialistëve para elektoratit dhe miqve ndërkombëtarë”.

Hyrja e PS-së bëhet thuajse në kufijtë e afatit të fundit ligjor, pas të cilit rrezikoheshin mandatet në Kuvend të socialistëve.
XS
SM
MD
LG