Ndërlidhjet

Slloveni: Thaçi, në takimin për Ballkanin Perëndimor


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sllovenia i ka dërguar ftesë zyrtare Hashim Thaçit, që si kryeministër i Kosovës të marrë pjesë në konferencën për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, më 20 mars, në Bërdo afër Kranjit.

Është bërë e ditur se në ftesën zyrtare, zoti Thaçi ftohet në cilësinë e kryeministrit të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk i është dërguar ftesa për pjesëmarrje në këtë konferencë, pasi takimi është i nivelit të kryeministrave.

Gjatë ditëve të fundit, disa media serbe kanë raportuar se në këtë konferencë Kosova do të marrë pjesë me mbishkrimin UNMIK/Kosovo.

Ndaj këtyre raporteve ka pasur reagime të fuqishme nga institucionet kosovare, që kanë thënë se zyrtarët e lartë të Kosovës do të marrin pjesë vetëm si përfaqësues të Republikës së Kosovës. (F.B.)
XS
SM
MD
LG