Ndërlidhjet

Vritet një nga militantët kryesorë në Azinë Juglindore



Një nga militantët më të kërkuar në Azinë juglindore është qëlluar për vdekje, bën të ditur presidenti i Indonezisë.

Kryetekniku i bombave për rrjetin terrorist Xhemah Islamija , një nga autorët kryesorë të sulmit në Bali në vitin 2002 është vrarë të martën, tha presidenti i Indonezisë para parlamentarëve australianë. Nga sulmi i vitit 2002 në Bali humbën jetën 202 persona, shumica turistë perëndimorë.

Militanti i vrarë, nga qeveria amerikane, ishte cilësuar si një nga njerëzit e aftësuar në kampet në Afganistan të rrjetit terrorist të Al Kaidës.

Administrata amerikane kishte vënë një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e tij.
XS
SM
MD
LG