Ndërlidhjet

SHBA: Planet izraelite, “fyerje” për Uashingtonin


Ndihmësi i afërt i presidentit amerikan, Dejvid Akselrod, i ka përshkruar si “destruktive” për procesin e paqes, shpalljen e planeve izraelite për ndërtimin e 1600 shtëpive të reja në lagjen hebreje në Jerusalemin Lindor.

Zoti Akselrod, që është këshilltari kryesor politik i presidentit Obama, i tha rrjetit televiziv NBC, se kjo shpallje e Izraelit ishte, poashtu, “fyerje” për Shtetet e Bashkuara, aleat kryesor i Izraelit.

Kjo shpallje e planeve izraelite u bë në kohën e vizitës së zëvendës presidentit amerikan, Xhoe Bajden në Izrael, javën e kaluar, pak kohë pasi palestinezët ishin pajtuar për bisedime indirekte me Izraelin, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, dje publikisht ka shprehur keqardhje për këtë incident dhe ka kërkuar qetësi.
XS
SM
MD
LG