Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi me bombë në Falluxha, 7 të vrarë


Policia njoftoi se nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë në qytetin Falluxha të Irakut, janë vrarë 7 civilë dhe plagosur 13 të tjerë.

Sipas policisë, sulmuesi vetëvrasës e kishte akztivizuar ekslozivin në makinën e tij, në një rrugë në qendër të qytetit.

Falluxha, qytet në perëndim të Bagdadit, dikur ishte bazë e kryengritësve sunitë, por siguria ishte përmirësuar në mënyrë të dukshme gjatë disa viteve të fundit, pasi liderët fisnorë dhe ish kryengritësit i bashkuan forcat me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara kundër al-Kaidës.

Sulmi i sotëm është sulmi i parë më i madh në Irak, prej zgjedhjeve parlamentare të 7 marsit.
XS
SM
MD
LG