Ndërlidhjet

Guardian: “Rinovimi i Bosnjës pas Dejtonit”


Qeveria e Republikës Serbe të Bosnjës
“Guardian”


E ardhmja e Bosnjës po bëhet gjithnjë e më e paqartë. Vetoja etnike e ka bërë të paefektshëm pushtetin qendror, ku, më së fundmi, Milorad Dodik, udhëheqësi i komunitetit serb në Republikën Serbe, në përpjekje për reforma, përgjigjet me një kërcënim se do të mbajë një referendum për pavarësinë.

Shumë e konsiderojnë shkëputje, por kërcënimet e Dodikut rrisin frikën se status quo-ja e brishtë mund të prishet. Edhe pse sot askush nuk pret që të rikthehet dhuna masive si ajo e 1990-ës, kjo nuk e justifikon indiferencën diplomatike dhe mosveprimin.

Pavarësisht asaj që u arrit në Dejton më 1995, Qeveria qendrore e Bosnjës nuk mundi ta ketë kapacitetin për t’i ndërmarrë reformat e nevojshme, me qëllim përmbushjen e kushteve të BE-së.

Për t’i kënaqur serbët e Bosnjës që u udhëhoqën nga Sllobodan Millosheviq, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, Perëndimi e pranoi ndarjen territoriale të Bosnjës në fund të luftës.

Ky pranim u dha serbëve të Bosnjës një lloj pavarësie, si dhe fuqinë për të penguar krijimin e një qeverie qendrore dhe efikase në Sarajevë.

Bashkimi Evropian, që e ka ndihmuar Bosnjën që të shpëtojë nga e kaluara, duket sikur nuk nxiton për të ndryshuar statusin e saj të tashëm.

Udhëheqësit evropianë kanë lejuar që të zhvlerësohet ajo që dikur ishte mjeti kryesor për të ruajtur paqen - Zyra e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar.

Kjo ka bërë që zyrtarët në Bosnjë ta trajtojnë këtë zyrë pa respekt. Por, duhet ta pranojmë faktin se në Evropën e pasluftës së ftohtë është provuar se është shumë e rrezikshme kur lejohet mosrespektimi i qëllimeve evropiane.

Nëse boshnjakëve u mungon aftësia për të realizuar atë që u arrit në Dejton, BE-ja qëndron indiferente dhe SHBA-të preokupohen për lindjen e Mesme, Azinë jugore dhe Kinën, çfarë pritet?

T’i lësh boshnjakët t’i zbulojnë alternativat e rënies së shtetit, pozicionuar në Evropë, por në kufijtë e prosperitetit të tij, është t’i njohësh politikat dështuese dhe t’i lësh zaret të rrokullisen deri në fund të qorrsokakut ekzistues.

Dhuna ka qenë një instrument ekzistues i ndryshimeve në Ballkan dhe niveli i frikës në Bosnjë po rritet.

Pavarësisht pakënaqësisë diplomatike evropiane në të kaluarën ndaj Ballkanit, rruga e mëtejshme më praktike është kërkimi i reformave politike në Bosnjë, më shumë sesa shpresa e vazhdimit të rolit udhëheqës amerikan.

Dhe, çdo përpjekje e BE-së duhet të bazohet në këto elemente: së pari, të mbahet në pranverë një konferencë me pjesëmarrjen e tri partive boshnjake, për të përmirësuar Marrëveshjen e Dejtonit për forcimin e Qeverisë qendrore, me qëllim që t’u jepet mundësi boshnjakëve t’i plotësojnë kërkesat për integrimin në BE.

Ky takim duhet t’i përfshijë edhe SHBA-të, edhe qeveritë serbe, si vëzhgues aktivë.

Së dyti, që kur për Serbinë është i nevojshëm vijimi i ekzistencës së Republikës së Serbisë, presioni duhet të pranohet në Qeverinë e saj dhe vendet e BE-së duhet t’u kërkojnë qartësisht se ata nuk mund të mbajnë një referendum për pavarësi dhe se ata duhet ta pranojnë fuqinë e Qeverisë qendrore.

Dhe, së treti, të jetë prioritet mbështetja për grupet e shoqërisë civile dhe partitë demokratike në zgjedhjet e tetorit.

Alternativa e ngatërruar e idesë së reformave, duke shpresuar se paratë e BE-së dhe sytë janë mbi tri komunitetet boshnjake, me qëllim harmoninë politike të tyre, nuk është politikë e matur. (A.Ç.)
XS
SM
MD
LG