Ndërlidhjet

FT: “Obama siguron vendin e tij në histori”

Presidenti Barak Obama
Presidenti Barak Obama
“Financial Times”

Barak Obama dhe aleatët e tij në Kongres patën sukses. Ata kaluan reformën shëndetësore, që garanton sigurim shëndetësor për të gjithë amerikanët dhe siguron se falimentimi nuk do të jetë gjatë pasoja më serioze e sëmundjes.

Obama, udhëheqësi i Senatit, Harri Reid, dhe kryesuesja e Dhomës Përfaqësuese, Nensi Pelosi, siguruan vendin e tyre në histori, megjithëse reforma që ata kaluan, është e papërfunduar dhe për momentin jopopullore.

Republikanët kanë premtuar ta anulojnë dhe shpresojnë ta rikthejnë shumicën në Dhomën Përfaqësuese në zgjedhjet e nëntorit.

Demokratët bënë histori, por a do të pendohen për këtë?

Në një kohë afatgjatë, kjo duket e papëlqyeshme. Megjithatë, problemet dhe komplikacionet ndodhin.

Të drejtat e sanksionuara në këtë legjislacion janë kaq themelore sa do të shihen si të patjetërsueshme, ashtu si sigurimet shoqërore, apo kujdesi mjekësor për ata që kanë nënshtetësinë.

Parë në një këndvështrim më të shkurtër, demokratët i kanë hyrë një loje të madhe kumari. Demokratët kanë bërë shumë pak për t’i mbrojtur propozimet e tyre specifike.

Në të vërtetë, shitja e kësaj reforme është përqendruar në thumbimet populiste ndaj kompanive të sigurimit, të cilat duhet të vijojnë organizimin. Gjithashtu janë bazuar në ankesat se nëse 32 milionë amerikanë futen në skemën e sigurimeve, atëherë kjo do të japë një reduktim neto të deficitit buxhetor.

Reforma duhet eksperimentuar për të përmirësuar efikasitetin. Kjo mund të prodhojë përfitime domethënëse në një kohë afatgjatë, por të ndodhë kjo, duhet që të ndiqet në mënyrë agresive.

Një përpjekje e vërtetë bipartizane, si ajo që krijoi skemën e sigurimeve shoqërore dhe të sigurimeve shëndetësore për shtetasit amerikanë, mund të ketë një konsensus kombëtar dhe dëshirë për t’i riparuar detajet e nevojshme, ndërsa reforma ecën.

Për shkak të pamundësisë për të arritur marrëveshje mes partisë, Obama mund t’i kritikojë haptas republikanët, të cilët nuk kanë qenë kurrë të hapur për bashkëpunim. Ata unanimisht janë pozicionuar kundër reformës.

Por, kjo nuk e justifikon dështimin e presidentit për të drejtuar partinë e tij drejt një konsensusi të moderuar, që duhej të ishte paraqitur më herët dhe sa më shpesh.

Pavarësisht kësaj, publiku duhet ta mbështesë reformën, ashtu si demokratët shpresojnë, dhe ndoshta të mënjanohet dështimi në nëntor.

Një pengesë në nëntor dhe shkatërrimi i ambicieve të tyre politike mund të jetë çmimi që demokratët duhet ta paguajnë për këtë reformë dhe rruga që duhet të ndjekin.

Një sakrificë e shmangshme mund të jetë një vendim, por i vlefshëm, megjithatë. (a.ç.)
XS
SM
MD
LG