Ndërlidhjet

Nesër bota fik dritat për 60 min.



Simbolet më të njohura në botë, si Piramidat, Kulla e Eifelit dhe Qyteti i Ndaluar në Pekin, nesër do t’i mbulojë errësira, për shkak të “Orës së Tokës”.

Organizatorët thonë se fikja simbolike e dritave do të bëhet sot në Sidnej të Australisë.

Ora e Tokës filloi në Siodnej në vitin 2007, kur më shumë se dy milionë njerëz i fikën dritat në shtëpitë, zyrat dhe bizneset e tyre për 60 minuta, duke sinjalizuar për konsumin e energjisë elektrike dhe ndotjen nga karboni.

Prej atëherë, shumë njerëz dhe ndërtesa publike në mbarë botën i janë bashkuar nismës.
XS
SM
MD
LG