Ndërlidhjet

Kabul: Karzai i fajëson ndërkombëtarët për vjedhje të votave


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i ka fajësuar ndërkombëtarët, përfshirë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, për vjedhje “të gjëra” gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe provinciale, të mbajtura vitin e kaluar.

Ai theksoi se “nuk ka dyshim” se ka pasur vjedhje në zgjedhje, por për këtë ishin përgjegjës ndërkombëtarët e jo afganët.

“Shkaku përse ndërkombëtarët po i bënin të gjitha këto është një çështje tjetër, ata dëshironin që të kenë regjim kukull, ta kenë një qeveri, që u shërben ose ata dëshironin ta sjellin një situatë tjetër në këtë vend”, u tha Hamid Karzai, punonjësve zgjedhorë sot në Kabul, duke shtuar se “komisioni i zgjedhjeve ishte patriotik”.

Zoti Karzai ka përmendur ish zëvendës shefin e misionit të OKB-së, Piter Galbrajt, i cili ishte shkarkuar dhe kryesuesin e misionit monitorues zgjedhor të BE-së, Filip Morijon.
XS
SM
MD
LG