Ndërlidhjet

Obama e Medvedev, në Poloni për varrimin e presidentit



Ushtruesi i detyrës së presidentit të Polonisë, Bronisllav Komorovski, pritet të publikojë gjatë ditës datën e zgjedhjeve presidenciale. Pas rrëzimit të aeroplanit qeveritar polak, ku humbën jetën presidenti, bashkëshortja dhe 94 zyrtarë e politikanë të lartë, sipas kushtetutës vendi duhet të mbajë zgjedhje të parakohshme për kreun e shtetit.

Në të tjera zhvillime, mijëra polakë kanë zhvilluar homazhe pranë trupave pajetë të presidentit dhe Zonjës së Parë.

Krerë shtetesh, mes të cilëve presidenti amerikan Obama dhe ai rus Medvedev do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet të djelën në Krakov.
XS
SM
MD
LG