Ndërlidhjet

Kosovë: ICO, EULEKS, KE e dënojnë sulmin ndaj Avni Gjakovës


Zyrtarë të lartë të misioneve ndërkombëtare në Kosovë e kanë dënuar sulmin kundër Avni Gjakovës, avokat në rastin e Albin Kurtit.

“Ne fuqishëm e dënojmë sulmin e djeshëm ndaj avokatit Avni Gjakova, në rastin Albin Kurti”, thanë nëpërmjet një kumtese të përbashkët, Piter Fejth, përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë, Iv dë Kermabo, shef i misionit EULEKS dhe Renco Davidi, shef i zyrës ndërlidhëse të KE-së në Kosovë.

Ata mëtutje vlerësuan se është jashtëzakonisht e rëndësishme për sundimin e ligjit, që institucionet dhe ata që kanë për detyrë të punojnë në to, të mund punojnë “pa ndërhyrje politike, shkatërrim ose dhunë”.

Të dërguarit evropianë në Kosovë, kërkojnë nga autoritetet lokale që “ta mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit, si pjesë e konsolidimnit të sundimit të ligjit dhe avancimin e progresit të Kosovës drejt së ardhmes evropiane”.
XS
SM
MD
LG