Ndërlidhjet

Rusi: Kalendar me trupat naziste



Një kalendar muri, i cili duhej t'i nderojë veteranët e luftës të Bashkimit Sovjetikë në kremtimet e 9 majit, ka nxitur zemërim të madh pasi u zbulua se në fotografi ishin ushtarët nazistë në vend të trupave të Armatës së Kuqe.

Fotografia qendrore në posterin, i cili tashmë qëndron i varur nëpër shkolla dhe ndërtesat qeveritare në mbarë Moskën, tregon nga afër një ushtar me helmetën e njohur të armatës gjermane.

Një fotografi tjetër i tregon trupat gjermane duke qëndruar për rreth një tanku të kapur sovjetik.

Përfaqësuesja e shtëpisë botuese u ka thënë mediave ruse se nuk ka mundur t'i dallojë ushtarët. "Ne jemi tepër të rinj dhe nuk e kemi parë luftën", ka thënë ajo.

Por, një grup nxënësish të intervistuar nga televizioni rus, menjëherë i kanë identifikuar ushtarët nazistë në kalendar.
XS
SM
MD
LG