Ndërlidhjet

Berlini: Ndihmat Athinës me kushte



Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervele, tha se Gjermania kundërshton dhënien e ndihmës financiare Greqisë nëse Athina nuk prezanton paraprakisht një program të besueshëm për zvoglimin e borxheve.

“Nëse vini tepër para në tavolinë, do të shihni se detyra e shtëpisë në Greqi nuk do të bëhet me zellin dhe diciplinën e nevojshme. Në Greqi fillimisht duhet të bëhet konsolidimi i buxhetit. Nuk mundet që taksapaguesi evropian t’i mbulojë gabimet e ndonjë vendi”, tha Vestervele.

Vestervele i bëri këto komente në Luksemburg, ku po takohet me homologët e tij nga vendet e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG