Ndërlidhjet

OKB: Nis konferenca mbi armatimin bërthamor



Përfaqësues nga 189 shtete mblidhen sot në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, në konferencën që do të fokusohet në rishikimin e Paktit për mosshumimin e armëve bërthamore.

Pakti, tashmë 40 vjeçar, synon të zvogëlojë përhapjen e armëve nukleare. Nënshkrues të paktit janë të gjitha vendet e botës me përjashtim të Indisë, Pakistanit, Izraelit dhe Koresë së Veriut. Besohet se të gjitha këto shtete kanë kapacitete armësh bërthamore.

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, do të marrë pjesë në konferencën në fjalë, duke qenë i vetmi kryetar shteti në takim.

Vizita e Ahmadinexhadit vjen në kohën kur Irani përbalet me mundësinë e sanksioneve të reja, për shkak të programeve bërthamore.
XS
SM
MD
LG