Ndërlidhjet

Vihet zjarr në shtëpinë e karikaturistit të Muhamedit


Persona të panjohur kanë tentuar të djegin shtëpinë e piktorit suedez, Lars Vilks, i cili kishte shkaktuar trazira me karikaturat e Profetit Muhamed, ka njoftuar policia.

“Dëmi nuk është i madh, një pjesë e përparme e shtëpisë është nxirë dhe disa dritare janë thyer. Zjarri është shuar vetë”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Sofi Osterhajm, për Frans Pres.

E përditshmja suedeze “Nerikes alehanda” kishte publikuar në 2007-ën vizatime satirike, si ilsutrim të një komenti. Vizatimet kishin nxitur protesta në qytetin suedez Oerebro, në perëndim të Stokholmit, përderisa në Egjipt, Iran dhe Pakistan ishin ngritur padi.
XS
SM
MD
LG