Ndërlidhjet

Indi: Vazhdojnë hetimet për aeroplanin



Hetuesit në Indi kanë vazhduar sot të kërkojnë nëpër mbeturinat e aeroplanit të udhëtarëve, i cili u rrëzua të shtunën duke lënë 158 të vdekur.

Aeroplani Boieng 737-800, me 160 udhëtarë në bord dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, që fluturonte nga Dubai, u përplas në aeroportin në Mangalore.

Tetë njerëz e mbijetuan fatkeqësinë.

Zyrtarët thanë se 'kutia e zezë' ende nuk është gjetur.

Ministri i aviacionit Praful Patel e përshkroi pilotin, me kombësi serbe, si njeri me shumë përvojë, dhe tha se ende është herët të thuhet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e aeroplanit.
XS
SM
MD
LG