Ndërlidhjet

Teherani paralajmëron kundër sanksioneve të reja



Irani do ta braktisë planin për shkëmbimin e uraniumit të ndërmjetësuar nga Turqia dhe Brazili, nëse Shtetet e Bashkuara i vendosin sanksione të reja shtetit islamik, tha kryetari i parlamentit, Ali Larixhani.

Në komentet e tij në televizionin shtetëror iranian, Larixhani gjithashtu tha në këtë rast, Teherani do ta rishikonte edhe bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

"Nëse amerikanët duan të kërkojnë aventurë, qoftë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara apo në Kongresin amerikan, të gjitha përpjekjet e Turqisë dhe Brazilit do të shkojnë kot, dhe kjo rrugë do të braktiset", tha Larixhani.
XS
SM
MD
LG