Ndërlidhjet

30 ditë paraburgim për pesë të arrestuarit e Prizrenit



Policia e Kosovës tha se gjykatësi ka urdhëruar 30 ditë paraburgim për pesë personat që dyshohen se kanë komplotuar sulme të armatosura dhe nxitje të urrejtjes etnike.

AP transmeton zëdhënësin e policisë, Hazir Berisha, të ketë thënë se dy shqiptarët dhe tre boshnjakët e tërhoqën vëmendjen e autoriteteve në një tubim të ekstremistëve fetarë sunitë në Bosnjën fqinje.

Operacioni tre mujor i mbikqyrjes që pasoi çoi në arrestimin e tyre gjatë fundjavës në Prizren, ku u angazhuan më shumë se 120 oficerë policie.

Berisha ka sqaruar se oficerët kanë gjetur armë automatike, pistoleta dore, telefona celularë dhe kompjutorë, që besohet se kanë të dhëna për caqet e sulmeve të mundshme.

Ai ka thënë se policia Bashkimit Evropian e ka vëzhguar operacionin, por nuk ka ndërhyrë drejtpërdrejt.
XS
SM
MD
LG