Ndërlidhjet

Qeveria amerikane kritikon BP-në



Qeveria amerikane ka kritikuar kompaninë British Petrolium për mënyrën se si ka trajtuar problemin e krijuar pas dëmtimit të tubacionit të nëndheshëm, që shkaktoi derdhjen e mijëra fuçive me naftë.

Sekretari i Brendshëm, Ken Salazar, tha se nëse Uashingtoni arrin në përfundimin se BP-ja nuk po bën atë që duhet për pastrimin e mjedisit atëherë do ta largojmë.

“Jam i zemëruar që BP-ja nuk ka qenë në gjendje të ndalojë derdhjen e naftës dhe bllokimin e ndotjes. Kemi 33 ditë me këtë gjendje dhe kemi humbur shumë afate të përcaktuara si kufi”, tha Salazar.
XS
SM
MD
LG