Ndërlidhjet

SHBA: 1.200 trupa në kufirin me Meksikën



Zyrtarët amerikanë thanë se presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama do të dërgojë 1.200 trupa të Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën, dhe do të kërkojë 500 milionë dollarë për përforcimin e kufirit.

Zyrtarët thanë se trupat do të mbështesin luftën kundër narkotikëve në fushat e inteligjencës dhe operacionet e mbikqyrjes dhe zbulimit, derisa Doganat dhe Patrulla Kufitare të rekrutojnë dhe trainojnë më shumë oficerë dhe agjentë që të shërbejnë përgjatë kufirit.
XS
SM
MD
LG