Ndërlidhjet

Aleksejev: Kosova nuk është çështje teknike, por politike


Zyrtari i lartë i ministrisë së jashtme të Rusisë për Ballkanin, Aleksandar Aleksejev, deklaroi se Rusia angazhohet për bisedime për status ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Bisedimet teknike definitivisht nuk mjaftojnë, pasi çështja e Kosovës nuk është teknike por politike”, i tha zoti Aleksejev gazetës beogradase Politika.

Ai mëtutje theksoi se ekzistojnë gjasë për negociata për statusin e Kosovës dhe se Rusia, në bashkëpunim me Serbinë, po përpiqet të krijoj kushte për këtë gjë.
XS
SM
MD
LG