Ndërlidhjet

Sllovaki: Fico kritikon ashpër Hungarinë për ligjin për shtetësi


Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e ka kritikuar sot ashpër Hungarinë për ligjin e saj për shtetësi të dyfishtë për hungarezët, që jetojnë në shtetet fqinje, duke e cilësuar si “një vend ekstremist”.

Këto komente, që qartazi ishin referencë për fashizëm, ai i bëri në intervsitën për të përditshmen parisiene, Le Figaro.

Me këtë rast, kryeministri Fico përsëri kritikoi votimin e muajit të kaluar në Parlamentin e Hungarisë, me të cilin afro 3.5 milionë hungarezëve, që jetojnë në vendet fqinje, e veçanërisht në Sllovaki dhe Rumani, u sigurohet shtetësi hungareze.

Pas miratimit të ligjit në Hungari, Parlamenti i Sllovakisë ka vendosur që hungarezëve me shtetësi sllovake, që vendosin të marrin shtetësi të Hungarisë, t’u merret shtetësia e Sllovakisë.

Hungarezët etnikë përbëjnë afro 10% të popullatës së Sllovakisë.
XS
SM
MD
LG