Ndërlidhjet

Mandela nuk merr pjesë në hapjen e Botërorit 2010


Ish-presidenti Nelson Mandela gjatë takimit me kombëtaren e Afrikës së Jugut, 3 qershor 2010.
Ish-presidenti Nelson Mandela gjatë takimit me kombëtaren e Afrikës së Jugut, 3 qershor 2010.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, nuk do të marrë pjesë në hapjen e Botërorit 2010 në Johanesburg, për shkak të vdekjes së stërmbesës Zenani Mandela, mbrëmë, në një aksident trafiku.

Në kumtesën e fondacionit të tij thuhet se Mandela 91- vjeçar është “shkatërruar” nga dhembja për vdekjen e stërmbesës 13-vjeçare dhe rrjedhimisht nuk do të marrë pjesë në hapjen e Botërorit 2010.

Stërmbesa e Mandelës vdiq mbrëmë në një aksident trafiku, që ndodhi pas koncertit të mbajtur me rastin e Botërorit 2010.

Zenani Mandela ishte një nga nëntë stërmbesat dhe stërnipat e ish-presidentit të Afrikës së Jugut.
XS
SM
MD
LG