Ndërlidhjet

Roben kthehet në kombëtaren holandeze


Kombëtarja e Holandës
Kombëtarja e Holandës
Trajneri i Holandës, Bert Van Marvijk, ka deklaruar se futbollisti Arjen Roben është në rrugë të mirë të sanojë lëndimin që e pësoi para një jave dhe se pret që ai t’i bashkohet ekipit në stërvitje të shtunën.

Van Marvijk është shprehur optimist rreth Arjen Robenit, por nuk ka dashur të parashikojë nëse ai do të paraqitet në takimin me Danimarkën, që zhvillohet më 14 qershor.

Arjen Roben është një nga futbollistët më të mirë të Holandës dhe deri sot ishte dilemë nëse ai do të paraqitej në Botërorin 2010. Roben ishte lënduar në takimin miqësor Holandë – Hungari.
XS
SM
MD
LG