Ndërlidhjet

Afrika e Jugut - Meksika 1:1


Gjatë takimit Afrika e Jugut - Meksika. Johanesburg, 11 qershor 2010.
Gjatë takimit Afrika e Jugut - Meksika. Johanesburg, 11 qershor 2010.
Kampionati Bortëror në Futboll “Afrika e Jugut 2010” ka filluar me takimin Afrika e Jugut – Meksika, që ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1:1.

Pjesa e parë ka kaluar në shenjë të dominimit të Meksikës, por ka përfunduar me rezultat të bardhë 0:0.

Në pjesën e dytë, të parët në avantazh kanë kaluar futbollistët e Afrikës së Jugut, që kanë shënuar gol në minutën e 55-të, përmes futbollistit Schabalala.

Golin e barazimit për Meksikën e ka shënuar futbollisti i njohur i Barcelonës, Rafael Markez, në minutën e 79-të.

Në minutën e fundit të takimit, Afrika e Jugut ka pasur rastin të shënojë gol, por në vend të rrjetës, topi është dëbuar nga shtylla.
XS
SM
MD
LG