Ndërlidhjet

Bullgari: Kryeministri kundërshton gazsjellësin rus për në Greqi


Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, tha se vendi i tij do të heqë dorë nga marrëveshja prej 1 miliard dollarësh, për të sjellë gazin rus në Greqi.

Duke folur pas takimit me ambasadorët e BE-së në Sofje, Borisov tha se vendimi u bazua në shqetësimet rreth mjedisit.

Rusia, Bullgaria dhe Greqia ishin dakorduar në vitin 2007 për ndërtimin e gazsjellësit nga porti Burgas i Detit të Zi në Bullgari deri në Alexandropolis në Mesdheun lindor.

Zyra e shtypit e qeverisë, përmes një njoftimi, tha se Bullgaria “tash për tash nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion zyrtar për përfundimin e pjesëmarrjes” në këtë projekt.

Deklarata e Borisovit u bë një ditë pasi ministri rus i Energjisë, Sergej Shmatko, tha se mund të “ngrihet” projekti dhe i tërhoqi vërejtjen Bullgarisë për shkak të vonesave.
XS
SM
MD
LG