Ndërlidhjet

Shpërthimi vret 5 policë afganë



Pesë policë të Afganistanit e kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe të vendosur pranë rrugës në provincën jugore Kandahar.

Shefi i policisë rajonale, Mohamed Zazai, tha se policët ishin duke udhëtuar me një automjet, i cili hasi në bombën në qarkun Hakrez.

Zazai poashtu tha se policia ka identifikuar një djalë 13 vjeçar, i cili e hodhi veten në erë në një dasmë afër Kandaharit të mërkurën.

Zazai tha se 56 njerëz e humbën jetën dhe 24 të tjerë u plagosën nga shpërthimi.

Raportet e para thanë se 40 vetë vdiqën në shpërthimin.


XS
SM
MD
LG