Ndërlidhjet

Teheran: Përleshje mes policisë dhe opozitës


Në përvjetorin e parë të zgjedhjeve të diskutueshme në Iran, kanë ndodhur përleshje të dhunshme ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të opozitës.

Radio Farda citon dëshmitarët të kenë thënë se policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka goditur protestuesit me shkopinj, në një zonë të Teheranit, ndërsa studentët e të dyja universiteteve të qytetit thirnin parulla anti-qeveritare.

Incidentët ndodhën përkundër paralajmërimeve të qeverisë se demonstratat do të trajtohen ashpër.

Lëvizja opozitare e Iranit ka premtuar se do të vazhdojë luftën e saj kundër qeverisë.

Mir Hosein Musavi lëshoi një deklaratë, ku u zotua se do "të vazhdojë me metodat paqësore".

Demonstratat e opozitës pas rizgjedhjes së presidentit Ahmadinexhad, më 12 qershor të 2009-ës, çuan në përleshje vdekjeprurëse mes protestusve e forcave të sigurisë, si dhe në qindra arrestime.
XS
SM
MD
LG