Ndërlidhjet

Izraeli do të hetojë vërsuljen në anijen humanitare



Izraeli shpalli se i ka filluar hetimet mbi vërsuljen vdekjeprurëse të komandove izraelite në flotiljes humanitare që lundronte në Rripin e Gazës.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu tha se qeveria sot pritet t’i japë miratimin formal asaj që u përshkrua si “komision i pavarur publik” për vërsuljen e 31 majit, e cila la të vdekur 9 aktivistë turq pro-palestinezë.

Deklarata thotë se komitetin do ta drejtojë një ish gjyqtar i Gjykatës Supreme, i ndihmuar nga dy të huaj, njëri nga Irlanda Veriore e tjetri nga Kanadaja.

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur hapin. Shtëpia e Bardhë tha se beson se Izraeli është i aftë të kryejë hetime të drejta.

Më herët, emisari për Lindjen e Mesme Toni Bler tha se shpreson që së shpejti të shihen lehtësime në bllokadën izraelite në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG