Ndërlidhjet

Itali: Portieri Bufoni ka probleme shëndetësore


Gjianluka Bufoni
Gjianluka Bufoni
Portieri italian, Gjianluka Bufoni, ka probleme “serioze” me shpinë dhe ekipi i mjekëve nuk është i sigurt se kur do të jetë i aftë ai për të luajtur përsëri në Kupën Botërore.

Bufoni u largua nga ndeshja kundër Paraguajit, që përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, në gjysmëlojë dhe u zëvendësua me portierin rezerv, Federiko Marçeti.

Mjeku Enriko Kastelaçi tha sot se “në këtë moment, nuk mund të caktohet data për kthimin e tij”. Sipas tij, Bufoni do të fillojë menjëherë me fizioterapi.

Bufoni nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e sotme të Italisë, e cila takimin e dytë në Grupin F të Kampionatit Botëror të Futbollit e zhvillon të dielën, kundër Zelandës së Re.
XS
SM
MD
LG