Ndërlidhjet

Shënohet Dita Botërore e Refugjatëve


Sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve, ditë kjo që ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për gjendjen e miliona njerëzve, që janë detyruar të braktisin shtëpitë, për shkak të konflikteve apo keqtrajtimeve të ndryshme.

Kombet e Bashkuara thonë se aktualisht janë rreth 15 milionë burra, gra dhe fëmijë, që mund të konsiderohen refugjatë dhe që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Sivjet, tema zyrtare për shënimin e kësaj dite është “Shtëpia”, që, sipas Kombeve të Bashkuara, ka për qëllim të theksojë nevojën e të gjithë refugjatëve për të pasur një vend, të cilin mund ta quajnë shtëpi – pa marrë parasysh nëse kthehen në vendin e origjinës apo vendosen në një vend tjetër.

Komisionari i Lartë për Refugjatë i OKB-së, Antonio Guterres, po shënon këtë ditë në Siri, ku strehohen mbi një milion refugjatë – shumica nga Iraku.
XS
SM
MD
LG