Ndërlidhjet

Kosovë: Dalja në zgjedhje në Partesh – më se 65%


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se në komunën e Parteshit, deri në orën 19 - kur edhe janë mbyllur kutitë e votimit - në zgjedhje kanë dalë 2292 votuesë apo 65.34%, nga gjithsej 3508 qytetarët me të drejtë vote.

Parteshi është komunë e re më shumicë serbe, e formuar në bazë të procesit të decentralizimit.

Zgjedhjet për pushtetin lokal në Partesh qenë shtyrë nga nëntori i vitit të kaluar për qershor te këtij viti, pasi, siç thuhej, atëherë nuk ishin përmbushur të gjitha kriteret për mbajtjen e tyre.
XS
SM
MD
LG