Ndërlidhjet

SHBA: Kongresi miratoi masa të reja kundër Iranit


Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar legjislacionin e ri për ta frenuar punën atomike të Iranit.

Uashingtoni ka dyshime se programi atomik iranian synon prodhimin e armatimit.

Me këtë masë të Kongrersit amerikan, do të penalizohen kompanitë nga vendet e tjera, që bëjnë biznes me Iranin dhe ajo merr në shënjestër sektorin e energjisë dhe atë bankar.

Ky legjislacion i miratuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara shkon përtej sanksioneve të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.

Tash këtë legjislacion duhet ta nënshkruaj presidenit Barak Obama.
XS
SM
MD
LG