Ndërlidhjet

Sejdiu shprehet i kënaqur nga takimi në Prevallë



Takimi i liderëve të rajonit, që nisi punimet të premten, në Prevallë afër Prizrenit, i ka përmbyllur sot punimet.

Pasi i ka përcjellë presidentët Topi e Ivanov, të cilët u larguan sot nga Kosova, derisa presidenti Vujanoviq u largua mbrëmë vonë, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu shprehu konsideratat më të larta për angazhimet e pjesëmarrësve për bashkëpunimin mes vendeve dhe për klimën e jashtëzakonshme që ka mbretëruar gjatë takimit të përbashkët, por edhe gjatë takimeve dypalëshe.

Sejdiu, i cili ishte edhe mikpritës i këtij takimi, tha se kjo përbën një taban të mirë të përbashkët për të dëshmuar aftësinë e këtyre vendeve se janë të gatshme të hyjnë në procese të partneritetit të mirë, por edhe të anëtarësimit në BE dhe në NATO, si partnerë të rëndësishëm për paqe dhe stabilitet.
XS
SM
MD
LG