Ndërlidhjet

Bosnje: Dy të dyshuar për sulmin në Bugojno



Autoritetet në Bosnjë njoftuan se dy persona janë arrestuar si të dyshuar për shpërthimin e ndodhur të dielën në një stacion policie në Bugojno, qytet në jugperëndim të Sarajevës.

Mediat vendore raportojnë se të dyshuarit janë një ekstremist islamik dhe një admirues i Çe Gevarës.

Sulmi në stacionin e policisë, ku një oficer mbeti i vdekur e pesë të tjerë u plagosën, është akti i parë i hapur i terrorizmit në Bosnje.
XS
SM
MD
LG