Ndërlidhjet

Bruksel: Gjenerali Petraeus takohet me zyrtarë të NATO-s


Gjenerali David Petraeus, komandant i ri i forcave amerikane dhe i atyre të NATO-s në Afganistan, sot do të takohet me zyrtarë të NATO-s në Bruksel, para se të niset për në Kabul.

Dje, senati amerikan e konfirmoi vendimin që gjenerali Petraeus ta zëvendësoj gjeneralin Stanley McChrystal, të cilin presidenti Obama e shkarkoi për shkak të komenteve negative lidhur me liderët civilë amerikanë në një artikull gazete.

Gjenerali Petraeus është komandanti i tretë amerikan i forcave në Afganistan, prej vitit 2009, kur Barak Obama e mori postin e presidentit.
XS
SM
MD
LG